Vizita e Starmer në Pekin/ Arrihet marrëveshja, shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar mund të udhëtojnë në Kinë pa viza

Azi | 8 muaj më parë

Qeveria britanike thotë se është arritur një marrëveshje që qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar të udhëtojnë në Kinë pa viza. Bëhet fjalë për ata që vizitojnë Kinën për më pak se 30 ditë.

Qeveria britanike thotë se kjo do të thotë që njerëzit që vizitojnë Kinën për biznes ose si turistë do të jenë në gjendje të udhëtojnë pa vizë, duke bërë që Mbretëria e Bashkuar t’ju bashkohet 50 vendeve të tjera si Franca, Gjermania dhe Australia. Prej vitit 2023 edhe shtetasit shqiptarë mund të hyjnë pa vizë në Kinë për një kohë të shkurtër, për 30 ditë brenda 90 ditëve.

Aktualisht, mbajtësit e pasaportave britanike kanë nevojë për vizë për të hyrë në Kinën kontinentale. Por Presidenti Xi njoftoi më herët sot se Kina do të “shqyrtojë në mënyrë aktive” zbatimin e hyrjes së njëanshme pa viza për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar.

Që nga viti 2023, Pekini ka hequr kërkesat për viza për një numër gjithnjë e në rritje vendesh, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Spanjën. Qytetarët e këtyre vendeve mund të udhëtojnë në Kinë pa vizë për biznes ose turizëm për një maksimum prej 30 ditësh. Qindra mijëra britanikë mund të përfitojnë potencialisht nga një ndryshim në rregullat aktuale – 620,000 udhëtuan për në Kinë në vitin 2024, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare.

Marrëveshja vjen në kuadër të vizitës së kryeministrit britanik Keir Starmer në Kinë, i cili sot u prit me ceremoni në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin përpara takimit të tij me Kryeministrin kinez Li Qian.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme