Protesta e opozitës, Alimehmeti: Shqipëria shkon drejt vlerave evropiane po të qëndrojmë të bashkuar
Anëtari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak Tiranë, Ilir Alimehmeti, foli në protestën kombëtare të opozitës, duke akuzuar qeverinë se politikat e saj kanë sjellë shpopullim dhe abuzim me pasuritë publike. Ai u shpreh se këto abuzime ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Ai shtoi se Shqipërisë duhet t’i kthehen vlerat evropiane dhe se duhet të punohet për të rikthyer shqiptarët që janë larguar nga vendi.
“Politikat e qeverisë bazohen në shpopullim dhe abuzim të pasurive publike. Këto nuk janë abuzime vetëm në numra, por ato janë zbatuar në ekonomi pa të ardhura, në spitale pa mjekë dhe barna, në shkolla pa nxënës.
Sot i themi Ramës, që kishte pushtet absolut për 13 vite, se është përgjegjës për këto dhe sot nuk ka më nevojë për justifikime. Ai ka përgjegjësinë pasi kishte të gjithë pushtetin. Shqipërisë duhet t’i rikthehen vlerat evropiane dhe të rikthejmë 100 mijë shqiptarët që janë larguar nga vendi. Kjo bëhet vetëm me largimin e kësaj qeverie. Shqipëria shkon përpara po të qëndrojmë sëbashku”, tha Alimehmeti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




