Shqipëria tërheq vizitorët polakë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Vrocllavë
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga studio e RTSH 24, ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, Mimoza Halimi, vuri në dukje suksesin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Vrocllavë.
Ajo shtoi se stenda shqiptare ka qenë ndër më të frekuentuarat në panair, duke tërhequr rreth 10 mijë vizitorë brenda tre ditëve.
Vizitorët polakë kanë shprehur interes të veçantë për natyrën shqiptare, gatimet tradicionale dhe mënyrën e organizimit të pushimeve.
“Ajo që e bën të veçantë këtë ngjarje është prezenca e bashkisë Lezhës shoqëruar nga operator turistik që janë për herë të parë në Varshavë në këtë panair ku Shqipëria është prezentë për të prezantuar potencialet turistike të vendit tonë dhe në mënyrë të veçantë atë të qytetit të Lezhës dhe përreth. Ambasada e Shqipërisë në Poloni sapo u njoftua për këtë iniciativë shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me partnerët lokal për të bërë të mundur që ky event i rëndësishëm. Ajo që konstatoj sot me shumë kënaqësi është që stenda jonë është nga më të frekuentuarat në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Vrocllavë e cila ka tërhequr 10 mijë vizitues brenda 3 ditëve. Në Poloni pëlqejnë natyrën shqiptare, gatimet dhe kulinaria, mënyra e organizmit të pushimeve”, u shpreh ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





