Përgatitjet për verën, operatorët turistikë në Durrës optimistë se sezoni do të jetë i mbarë

Turizëm | 6 muaj më parë

Operatorët turistikë janë duke u përgatitur për sezonin e këtij viti, i cili tashmë është zgjeruar në kohë. Kryetari i shoqatës së turizmit në Durrës Eduard Xhepa thotë se operatorët turistikë janë optimistë se sezoni do të jetë i mbarë, ndërkohë që shton se kanë pasur një bashkëbisedim të mirë me bashkinë e qytetit në lidhje me punën që duhet përmirësuar ne drejtim të infrastrukturës turistike.

“Më shumë jemi fokusuar te përmirësimi i trafikut, te pikat e informacionit turistik, transporti urabn publik, i cili është gjithmonë i rëndësishëm”, deklaroi Xhepa.

Situata në Lindjen e Mesme duket se do të ketë ndikim këtë vit. Xhepa thotë se për momentin ka një stepje të prenotimeve, por gjithsesi vendi ynë mund të përfitojë nga turistë që mund të anulojnë udhëtimet në vendet e Lindjes së Mesme për shkak të ofertave të mira që ne kemi.

“Shpresojmë të thithim klientë të rajonit të cilët mund të anulojnë prenotimet që kanë pasur në Lindjen e Mesme. Kjo vjen dhe si pasojë e ofertave të mira turistike që ka Shqipëria dhe të gjithë klimës, terrenit turistik që në Shqipëri po vjen nga viti në vit duke u përmirësuar”, shtoi Xhepa.

Operatorët turistikë kanë ngritur edhe shqetësimin në lidhje me Aktin Normativ për pajisjen e të gjithë hoteleve me impiante për pastrimin e ujërave të ndotura, gjë që sipas tyre nuk ka kuptim nëse hotelet janë të lidhur me rrjetin e ujërave të ndotura dhe i shkarkojnë aty ujërat.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme