Festivali Kombëtar i Shkencës, Gjirokastra shkon në finale me dy probjekte

Arsim | 6 muaj më parë

Gjimnazi “Siri Shapllo” kthehet me çminimin e parë nga faza e dytë e  Festivalit Kombëtar të Shkencës që u zhvillua në Fier  me pjesëmarrjen e 24 shkollave. Të rinjtë gjirokastritë u prezantuan me projektin “Gjirokastra 4.0” ku përfshihen dy produkte “ Muzeu Virtual 360”dhe “E book &Qr Codes”.

“Ideja e këtij projekti na lindi nga dëshira që të paraqisnim Gjirokastrën jo vetëm si një hapësirë fizike por si një ekosistem kulturor”, u shpreh nxënësja Enia Lili.

“Produktet tona janë të shoqëruara me QR Code përkatëse dhe synimi ynë ka qenë shpërndarja në biznese lokale të qytetit”, tha nxënësja Amelia Gozhita.

Ishte një punë e gjatë e skuadrës prej pesë vetash nën drejtimin e mësueses mentore Albana Andoni që sollën në këtë rezultat.

“Jam shumë krenare që vendin e parë ja sollëm shkollës tonë dhe qytetit, jam shumë krenare që bashkëpunova me këto nxënës të mrekullueshëm të vitit të parë dhe me idenë e zgjerimit të konceptit ne do shtrimë projektin jo vetëm në një muze por edhe në pika të tjera’, tha mësuesja Andoni.

Ndërsa gjimnazi “Asim Zeneli” u rendit i pesti në këtë fazë me projektin “Vitabot”. Të dyja këto projekte do të përfaqësojnë Gjirokastrën në  finale e 25 prillit që do të mbahet në Tiranë.

Gazetare: Y. Ponde

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme