Thesaret e Selcës së Poshtme – Varret Ilire, një destinacion i rëndësishëm arkeologjik dhe turistik

Turizëm | 6 muaj më parë

Në krahinën e Mokrës ndodhen Varret Mbretërore Ilire të Selcës së Poshtme, një nga destinacionet më të veçanta arkeologjike në Ballkan, që tërheq çdo vit studiues dhe turistë. Të zbuluara rastësisht gjatë periudhës së komunizmit, ato përfaqësojnë një nga komplekset më të rëndësishme të periudhës ilire.

“Erdhën nga Tirana arkeolog filluan gërmimet duke zbuluar dhe varret e tjera”, u shpreh Ramiz Kume, banor i zonës.

Zona ka potencial të madh turistik, ndërsa thekson se rikthimi i emigrantëve dhe investimet në turizmin rural mund të zhvillojnë më tej këtë trevë, por kërkohet më shumë mbështetje institucionale.

“Këtu turistët vijnë dhe nuk gjejnë shërbim”, tha mësuesi i zonës, Besnik Xhyra.

Një shembull i tillë është Ilir Oparaku, i cili është kthyer nga emigracioni dhe ka ngritur një bujtinë në zonë, duke ofruar për vizitorët eksperienca të veçanta në natyrë.

“Kam punuar që 15 vjeç në emigrim dhe tani kam ardhur këtu për të punuar”, tha një tjetër banor i zonës.

Varret i përkasin shekujve IV–III p.e.s. dhe lidhen me qytetin antik ilir të Pelionit, ndërsa studiuesit besojnë se një pjesë e madhe e historisë së kësaj zone mbetet ende për t’u zbuluar.

Gazetare: E. Fili   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme