Sezoni turistik 2026, Bashkia e Sarandës investon në infrastrukturën rrugore
Bashkia e Sarandës ka nisur punën për adresimin e të gjitha problematikave të evidentuara gjatë sezonit të kaluar turistik. Një taskforcë e posaçme ndodhet në terren për të monitoruar nga afër situatën dhe për të siguruar zgjidhje konkrete. Sipas drejtoreshës së kabinetit, të gjitha shqetësimet e ngritura janë reflektuar në buxhetin e vitit 2026, duke synuar përmirësime të qëndrueshme dhe afatgjata.
Aktualisht, investimet në terren janë përqendruar kryesisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Punimet synojnë rritjen e cilësisë së lëvizjes, lehtësimin e qarkullimit dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët dhe vizitorët. Ndërhyrjet po zhvillohen në disa zona kyçe, me fokus në rrugët me fluks të lartë gjatë sezonit turistik.
Me këto ndërhyrje dhe masa konkrete, Saranda po përgatitet për të mirëpritur sezonin e ri turistik në kushte më të mira. Synimi është që qyteti të ofrojë një eksperiencë më cilësore për turistët dhe të forcojë imazhin e tij si një nga destinacionet më të preferuara bregdetare në vend.
Gazetare: B. Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





