Besëlidhja feston ngjitjen në Kategorinë e Parë

Kategoria e Dytë | 6 muaj më parë

Është mbyllur me festë ndeshja ndërmjet Besëlidhjes dhe Shirokës, pasi lezhjanët kanë siguruar zyrtarisht ngjitjen në Kategorinë e Parë. Besëlidhja e meritoi këtë sukses, pas një sezoni të suksesshëm me 16 fitore, vetëm 3 barazime dhe asnjë humbje, pas të cilave ka grumbulluar 51 pikë.

Besëlidhja ka siguruar kalimin një kategori më lart për sezonin e ardhshëm futbollistik. Skuadra lezhjane e siguroi këtë sukses pas fitores së fundit 3–0 ndaj Shirokës, falë golave të shënuar nga Hila, Akansase dhe Fusha. Pas një sezoni të mrekullueshëm, gjatë të cilit ka arritur 3 barazime dhe asnjë humbje e me 51 pikë të grumbulluara, skuadra lezhjane konfirmon rikthimin e shumëpritur të klubit në një nivel më të lartë të futbollit shqiptar.

Ky sukses vjen pas marrjes së drejtimit të klubit nga biznesmeni Pjerin Fushaj në fillim të sezonit, ku falë mbështetjes financiare dhe investimeve të kryera, futbollit lezhjan po i rikthehet lavdia e dikurshme.

Edhe pse kampionati nuk ka përfunduar plotësisht, pasi mbetet edhe një ndeshje për t’u luajtur ndaj Naftëtarit, fitorja ndaj Shirokës, ka vulosur matematikisht objektivin e sezonit. Ndërkohë, pritet të përcaktohet edhe kundërshtari i lezhjanëve në finalen e Kategorisë së Dytë nga Grupi B.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme