Ecuria e lulëzimit në pemët frutore, fermerët drejt ndërhyrjeve për rritjen e prodhimit

Bujqësi | 6 muaj më parë

Ecuria e lulëzimit në parcelat me mollë dhe qershi në zonën e Korçës po ndiqet me vëmendje nga fermerët, të cilët paralajmërojnë ndërhyrje të nevojshme për të garantuar prodhim cilësor, ndërkohë që në disa parcela është vërejtur një zhvillim i mirë i lulëzimit.

Sipas specialistit të pemëtarisë Nevjon Telha kushtet aktuale pritet të ndikojnë pozitivisht në prodhim, megjithatë ndërhyrjet agronomike mbeten të domosdoshme.

“Shohim një zhvillim të mirë këtë vit, kemi lulëzim të bollshëm”, tha Telha, Specialist i sektorit të pemëtarisë, QTTB.

Telha thotë se tek mollët pritet të aplikohet rrallimi kimik, një proces i rëndësishëm që ndihmon në reduktimin e numrit të frutave për të përmirësuar madhësinë dhe cilësinë e tyre.

Parashikimet paraprake tregojnë se, nëse kushtet atmosferike vijojnë të jenë të qëndrueshme dhe menaxhimi agronomik kryhet sipas rekomandimeve, prodhimi i këtij viti pritet të jetë i kënaqshëm, si në sasi ashtu edhe në cilësi.

Gazetare: G. Manushi    

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme