Matrikullimi dhe inventarizimi i fermave, në Gjirokastër rreth 90% e tyre të regjistruara, formalizohet sektori

Bujqësi | 6 muaj më parë

Ndryshimet e fundit në skemën e përfitimeve për fermerët kanë rritur interesin e bletërritësve dhe blegtorëve për t’u përfshirë në aplikime. Paralelisht me këto ndryshime, në qarkun e Gjirokastrës po shkon drejt përfundimit procesi i matrikullimit dhe inventarizimit të fermave, ku rreth 90% e tyre e kanë përmbyllur tashmë.

“Jemi në përfundim të inventarizimit të blegtorisë me matrikullim”, u shpreh ai.

Kjo fazë e matrikullimit dhe inventarizimit ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për përfitimet ekonomike të fermerëve, por edhe për garantimin e sigurisë theksoj Veliu.

Në përfundim, procesi i matrikullimit dhe inventarizimit mbetet një hap kyç për formalizimin e sektorit blegtoral dhe rritjen e sigurisë ushqimore. Ndërsa fermerët përshtaten me ndryshimet e reja në skemat e përfitimeve, autoritetet theksojnë rëndësinë e përfshirjes sa më të gjerë në këtë proces, si një garanci për zhvillim të qëndrueshëm të sektori.

Gazetare Leonida Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme