Kupa e Shqipërisë në RTSH/Vllaznia dorëzohet në “Loro Boriçi”, Dinamo në finale

Vllaznia dorëzohet në “Loro Boriçi”, Dinamo siguron biletën për finalen e Kupës së Shqipërisë ku e pret Egnatia.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Blutë e kryeqytetit arritën një fitore 1-0 përballë kuqebluve në gjysmëfinalen e kthimit, për të vazhduar më tej aventurën në këtë kompeticion.
Pas një pjese të parë pa gola, ndeshja u vendos në minutën e 76-të nga një gol i shënuar nga Bregu, i cili përfitoi nga një top i kthyer nga mbrojtja e tij për të bërë gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme.
Përpjekjet e skuadrës shkodrane nuk munguan deri në fund, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Dinamo kalon në finale ku do të gjejë Egnatian, një përsëritje e finales së sezonit të kaluar, me blutë fitues në fuqi.
Finalja e këtij sezoni do të luhet në “Air Albania” më 13 maj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




