Abissnet Superiore në RTSH/ Zgjidhet formacioni më i mirë i javës 35, dominon Tirana

Abissnet Superiore | 6 muaj më parë

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave në FSHF kanë zgjedhur 11-tëshen dhe trajnerin më të mirë të javës së 35-të të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH.

Dominon Tirana, që fitoi 1-0 kundër Vllaznisë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Përveç trajnerit Orges Shehi, i vlerësuar si më i miri edhe këtë javë, bardheblutë kanë 3 lojtarë në formacionin më të mirë: Bekaj, Vera dhe Rafael.

Nga dy lojtarë kanë në këtë formacion Eganatia (Alijev dhe Fernando), Dinamo (Aliji dhe Bregu) dhe Bylisi (Marku dhe Pedro), kurse Vora dhe Teuta përfaqësohen me nga një lojtar, përkatësisht Kasallën dhe Boçin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme