Vlora në festë në 8 dhe 9 maj, qyteti bregdetar çel zyrtarisht në fundjavë sezonin turistik

Turizëm | 5 muaj më parë

Vlora çel këtë fundjavë zyrtarisht sezonin turistik. Më 8 dhe 9 Maj në agjendë janë planifikuar dy ditë festive me muzikë dhe aktivitete që pritet të sjellin atmosferë vere në qytetin bregdetar.

“Ne e nisim datën 8 dhe 9 maj me një gamë të gjerë aktivitetesh artistike dhe sportive ku në boshtin e këtyre aktiviteteve do të jenë zëri i këngëtarëve më të dëgjuar shqiptarë dhe do ta kthejmë Vlorën ato ditë në ditë të epiqendrës së turizmit”, u shpreh Kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini.

Kryebashkiakja, Brunilda Mersini thotë se puna është fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve, për t’u ofruar turistëve një sezon sa më cilësor.

“Projekti ujësjellësit është një projekt ambicioz edhe Vlora është një qytet që ka pësuar dinamikë dhe rritje. Në datën 15 maj përfundon faza finale e projektit dhe në atë datë qyteti i Vlorës do të fillojë rrugët. Janë 31 projekte rrugësh të cilët ne kemi vendosur në fokus që brenda një muaji të gjithë projektet e këtyre rrugëve do të mbarojnë së asfaltuari”, tha ajo.

Plazhet publike do të jenë pa pagesë për pushuesit, ndërsa për pjesën tjetër tarifat do të jenë të unifikuara dhe të monitoruara nga bashkia, me synimin për të shmangur abuzimet gjatë sezonit turistik.

“Janë 15.000 m të cilat të sipërfaqes së bregdetit të Vlorës, të cilat janë përkushtuar plazhit publik pa pagesë”, theksoi Mersini.

Përtej turizmit bregdetar, Vlora vijon të promovojë edhe turizmin kulturor dhe historik duke krijuar një panoramë të plotë të potencialit që ofron qyteti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme