Trump: Presidenti Xi Jinping tha se Kina s’do dërgojë armatime në Iran. Dëshiron rihapjen e Hormuzit

Azi | 5 muaj më parë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se homologu i tij kinez, Xi Jinping, e ka siguruar se Kina nuk do të furnizojë Iranin me pajisje ushtarake dhe shpreh dëshirën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Gjatë një interviste në emisionin “Hannity” në Fox News, pas takimit me Xi Jinping në Pekin, Trump tha: “Ai tha se nuk do të japë pajisje ushtarake… e tha këtë me forcë”.

Trump shtoi se Xi shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në rihapjen e ngushticës strategjike: “Ai dëshiron të shohë Ngushticën e Hormuzit të hapur dhe tha ‘nëse mund të jem i ndihmës në çfarëdo forme, do të doja të ndihmoja’”.

Takimi midis dy liderëve u zhvillua sot në Tempullin e Qiellit (Temple of Heaven) në Pekin.

Trump dhe Xi u takuan në një moment tensioni të lartë gjeopolitik, teksa SHBA dhe Izraeli janë në konflikt me Iranin, ndërsa mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar shqetësime serioze për tregun global të naftës.

Deklaratat e Trump vijnë si një sinjal i mundshëm lehtësimi në marrëdhëniet Kinë-SHBA lidhur me krizën iraniane, megjithëse nuk ka ende konfirmim zyrtar nga pala kineze për detajet e bisedës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme