Vaksinimi i bagëtive të imëta, veterinerët apelojnë për respektimin e protokolleve

Bujqësi | 5 muaj më parë

Në këtë periudhë, specialistët veterinarë po u bëjnë thirrje blegtorëve që të tregojnë kujdes të veçantë për vaksinimin dhe dehelmintizimin e bagëtive të imta, si dele dhe dhi, me qëllim mbrojtjen e tyre nga sëmundjet dhe parazitozat.

Sipas Përgjegjësit të punës racore në QTTB, gjatë sezonit të kullotave rritet rreziku i përhapjes së sëmundjeve infektive dhe parazitare, ndaj zbatimi i protokolleve veterinare mbetet i domosdoshëm për ruajtjen e shëndetit të tufave dhe garantimin e prodhimit blegtoral.

“Kjo periudhë në bagëtitë e imëta duhet të kryen disa lloje vaksinimesh sipas një protokolli të përcaktuar veterinar sepse në bagëtitë e imëta është shumë i rëndëishëm parandalimi sesa kurimi”, theksoi Lazart Suraj, Përgjegjës i sektorit të punës racore, QTTB Korçë

Suraj thekson se një tufë e vaksinuar dhe e kontrolluar rregullisht ka më pak probleme shëndetësore, prodhim më të mirë qumështi dhe rritje më të sigurt të qengjave dhe kecave.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme