Libohova promovon traditat dhe trashëgiminë, programi i aktiviteteve prezanton pasuritë kulturore e natyrore për vizitorët

Turizëm | 5 muaj më parë

Bashkia e Libohovës ka përgatitur një program të larmishëm aktivitetesh, të cilat synojnë promovimin e traditave dhe vlerave të zonës.

Këto iniciativa kanë si qëllim kryesor ruajtjen e identitetit kulturor dhe prezantimin e trashëgimisë lokale për vizitorët vendas dhe të huaj.

Kemi disa aktivitete të cilat kanë interes për turistët siç është provimi i Zagorisë por dhe bukurinë që ka natyra aty”, u shpreh specialistit të turizmit, Arjan Çano.

Programi përfshin aktivitete të ndryshme që zhvillohen në pika të rëndësishme turistike të Libohovës.

“Është vazhdimësi e aktiviteteve që kanë qenë vitin e kaluar, mundohemi që të shtojmë por dhe ti shpërndajmë në zona të ndryshme për të promovuar edhe pika të tjera”, tha ai.

Aktivitetet organizohen në të gjitha sitet turistike që ofron zona e Libohovës, me qëllim që vizitorët të njihen nga afër me pasuritë natyrore, kulturore dhe historike të saj. Përmes këtij programi synohet rritja e numrit të turistëve dhe promovimi më i gjerë i Libohovës si destinacion turistik.

Gazetare: B. Pëllumbi

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme