Temperatura deri në 29 gradë, si parashikohet moti për sot

Ditën e sotme (22 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare.
Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdite me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




