Kategoria e Parë në RTSH/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 11-të, Josa në stol

Kategoria e Parë | 1 minutë më parë

Java e 11-të e Kategorisë së Parë dhuroi rezultate mjaft interesante, duke e bërë garën edhe më të fortë. Drejtoria Teknike e Federatës së Futbollit ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 11-të, me skemën 3-5-2, ku spikat portieri Da Silva i Orikut, i cili me pritjet e tij ishte vendimtar në sfidën ndaj Kukësit.

Në rreshtimin me tre në mbrojtje janë përzgjedhur Telushi i Orikut, Nurudeen i Besës dhe Wallace i Korabit. Në krahë janë Prengaj i Besës dhe Hodo i Bylisit, ndërsa në qendër të mesfushës bëjnë pjesë Trashi i Besëlidhjes, Pjeshka i Flamurtarit dhe Okoli i Pogradecit. Formacioni i javës kompletohet nga Chinwendu i Pogradecit dhe Hila i Besëlidhjes, të cilët janë pozicionuar në majën e sulmit.

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Mirel Josa, i cili me Besëlidhjen arriti të mposhtte Ilirinë. Goli më i bukur i javës është përzgjedhur ai i Ergi Hodos, i cili shënoi golin e dytë të Bylisit në fitoren ndaj Flamurtarit, në sfidën e luajtur të hënën.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme