Gjermani-Shkodër me jetski, dy të rinj ndalojnë në Shkodër dhe mbeten të mahnitur nga natyra

Aktualitet | 4 muaj më parë

Liqeni i Shkodrës me pamjet e tij të mrekullueshme nga dita në ditë po tërheq vëmendjen jo vetëm të vizitorëve vendas, por edhe atyre të huaj, të cilët tashmë po e zgjedhin atë dhe si pjesë e destinacioneve dhe shteteve për të përjetuar një eksperiencë ndryshe me aventurat ujore.

Nga Gjermania drejt Liqenit të Shkodrës, përmes tetë shteteve evropiane dhe mbi valët e ujit me jetski, dy të rinj aventurierë kanë ndërmarrë një udhëtim të pazakontë që ndërthur sfidën, pasionin dhe eksplorimin. Pas një rruge të gjatë që përfshin disa nga peizazhet më të bukura të Evropës, ata ndaluan në Shkodër, një destinacion që i ka lënë pa fjalë.

 “Jam lindur dhe rritur në Gjermani, por aktualisht jetoj në Qipro. Jam argjentinase dhe qipriote, dhe jam rritur në Qipro.U ftuam përsëri për të ardhur në liqen dhe nesër do të shkojmë edhe në lumë. Jemi kthyer sepse është një vend i mrekullueshëm.

Rekomandimi ynë është i thjeshtë: në vitin 2026, ejani në Shqipëri. 100%. Anuloni të gjitha udhëtimet e tjera dhe ejani në Shqipëri. Dhe është edhe lirë, kështu që mund ta përballoni”, tha njw prej tw rinjve.

“Njerëzit këtu janë jashtëzakonisht të sjellshëm dhe këtë do ta kujtoj përgjithmonë. Ishim në një zonë natyrore atje dhe ishte gjëja më e bukur që kemi parë deri tani. Po, rezervati natyror, vendi ku mund të shkosh mes luleve. Është super, super i bukur.

..E nisëm në Gjermani, sepse çmimet atje janë më të mira se në shumicën e vendeve. Nisëm në lumë dhe vazhduam përgjatë Danubit deri në Detin e Zi, më pas Turqi, Greqi, Shqipëri dhe tani Mali i Zi”, deklaroi turistja.

Liqeni i Shkodrës, me qetësinë dhe bukurinë e tij natyrore, zambakët karakteristikë dhe biodiversitetin e pasur, u kthye në një nga ndalesat më të veçanta të këtij udhëtimi. Udhëtimi i tyre vijon, por ndalesa në Shkodër mbetet një kujtim i veçantë që do t’i shoqërojë gjatë gjithë rrugës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme