Gjirokastër, rritet numri i fermerëve të siguruar. Subvencionet në bujqësi po shtojnë interesin për pagesat sociale

Bujqësi | 4 muaj më parë

Interesi i fermerëve për pagesën e sigurimeve shoqërore ka ardhur në rritje gjatë muajve të fundit në qarkun e Gjirokastrës. Krahas përfitimeve për pensionin dhe mbulimin shëndetësor, një ndikim të rëndësishëm ka dhënë edhe lidhja e skemave të subvencioneve në bujqësi me formalizimin e aktivitetit bujqësor.

Sipas specialistëve të sigurimeve shoqërore, gjithnjë e më shumë fermerë po drejtohen pranë institucioneve për të kryer pagesat dhe për të përfituar nga skemat mbështetëse të shtetit.

“Mund të themi që nga periudha janar deri në prill shumica e kanë ezauruar pagesën e kontributeve shoqërore. Ata që kanë mbetur pa i kryer këto pagesa janë të mirëpritur. Ne jemi në shërbim të tyre”, u shpreh Enkeleida Shkurta, Specialiste e sigurimeve shoqërore

Sipas të dhënave nga janari e deri tani rreth 600 fermerë kane paguar sigurimet shoqërore në qarkun e Gjirokastrës .

“Si numër kontributesh janë për periudhën janar prill që u mbyll jemi diku te 1300 në mos gaboj kontribuues. Si numër fizik në të gjithë qarkun deri më sot nga të sektori të vet punësuarve në bujqësi kanë qenë 1493.”, tha ajo.

Ndërsa interesi për subvencionet në bujqësi vijon të rritet, institucionet u bëjnë thirrje fermerëve të kryejnë pagesat e sigurimeve shoqërore në mënyrë të rregullt, si një mundësi për të siguruar përfitime sociale dhe mbështetje financiare për aktivitetin e tyre.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme