Gatimet tradicionale të Gjirokastrës tërheqin të huajt, shije autentike në qytetin e gurtë 

Turizëm | 4 muaj më parë

Në rrugicat me gurë të Gjirokastrës, aroma e gatimeve tradicionale po shndërrohet në një magnet të vërtetë për turistët nga mbarë bota. Shijet autentike po u ofrojnë vizitorëve një përvojë krejt të re dhe të paharrueshme. 

“Çdo gjë duket e këndshme, por përveç arkitekturës ne shijuam edhe disa gatime tradicionale që, të them të drejtën, emrat s’i mbaj mend, por shijen e tyre vështirë që do ta harroj.” 

“Jemi nga Zvicra. Është hera e parë që po vizitojmë këtë vend, por ajo që më bëri shumë përshtypje janë recetat e vjetra të gatimeve me shumë shije.” 

Mes njerëzve që i kanë dhënë jetë kësaj tradite është edhe Vogelushe Kardhashi. 

Prej periudhës së pandemisë, ajo la shtetin helen për t’u rikthyer në vendlindje, ku sot u shërben vendasve dhe turistëve pjata tradicionale sipas recetave të vjetra. 

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se të vish, të kthehesh dhe të fillosh në punën tënde. Kjo është periudha që punohet dhe jemi të detyruar të punojmë deri në orët e vona të darkës, që në mëngjes kur vjen turisti dhe kërkon të hajë, ai ushqim të mos mungojë. Në përgjithësi, për të gjitha ushqimet tradicionale janë shumë të interesuar të gjithë dhe na kanë preferuar.” 

Gatimet karakteristike dhe aromat me shije të veçantë po u ofrojnë vizitorëve një eksperiencë që nuk e kanë provuar më parë. 

Vendasit dhe të huajt ndalojnë jo vetëm për të vizituar qytetin e gurit, por edhe për të shijuar gatimet tradicionale që mbartin historinë dhe kulturën e kësaj zone. 

Gazetare: L. Koçiu 

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme