30% më shumë turistë në Shkodër tërhiqen nga Alpet, muzetë dhe zonat turistike të Shirokës e Zogajt

Turizëm | 4 muaj më parë

Turizmi në Shkodër ka nisur të gjallërohet ndjeshëm vitet e fundit, duke sjellë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e aktivitetit të bizneseve lokale. Shtimi i numrit të vizitorëve ka krijuar mundësi të reja për sektorë të ndryshëm, si hoteleria, gastronomia, tregtia dhe shërbimet turistike.

Drejtori i Turizmit në Bashkinë Shkodër, Renato Lumçi, bën të ditur se gjatë pesë muajve të parë të këtij viti është regjistruar një rritje prej 30 për qind e numrit të turistëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Tregon që këto biznese turistike ose këto operator turistik që janë në qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm kanë rritur cilësinë e shërbimit”, u shpreh Lumçi.

Sipas Lumçit, zonat më të frekuentuara nga vizitorët vijojnë të jenë Alpet Shqiptare, ndërsa interes të lartë po tërheqin edhe muzetë e qytetit, si dhe zonat turistike të Shirokës dhe Zogaj.

“Në Shkodër dominon pjesa e trashëgimisë kulturore si dhe pjesa e Shirokës dhe Zogajt ku turistët dëshirojnë të marrin një përvojë autentike”, tha ai.

Bashkëpunimi ndërmjet Bashkisë Shkodër dhe bizneseve lokale merr një rëndësi të veçantë. Përmes koordinimit dhe iniciativave të përbashkëta synohet krijimi i kushteve më të favorshme për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe forcimin e ekonomisë vendore.

Gazetar: M. Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme