“Motor Fest 5”-Shijaku mblodhi mbi 2500 motoristë nga 50 vende të botës
Shijaku u kthye mbrëmjen e së shtunës në kryeqendrën e motoristëve, duke mirëpritur mbi 2500 pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende në edicionin e pestë të aktivitetit “Motor Fest”. Grupet e motoristëve nga Shqipëria, rajoni dhe vende të ndryshme të Evropës mbërritën në qytet në orët e pasdites.
Parada e motorëve u zhvillua përgjatë itinerarit Shijak–Durrës–Shijak, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve, ndërsa aktivitetet festive vijuan deri në orët e vona të mbrëmjes. Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen e lartë dhe interesin në rritje për këtë festival, i cili vit pas viti po fiton përmasa ndërkombëtare.
Muzika rock, koncertet live dhe aktivitetet argëtuese krijuan një atmosferë të veçantë, ku pjesëmarrësit ndanë përvoja dhe histori nga udhëtimet e tyre nëpër botë.
“Motor Fest” është tashmë një traditë që kontribuon në promovimin turistik dhe ekonomik të Shijakut, duke sjellë vizitorë nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë, si dhe duke e vendosur qytetin në hartën e aktiviteteve më të rëndësishme të motorizmit në rajon.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





