Investime në vendlindje, suksesi nuk matet vetëm me numrin e turistëve, por me ribashkimin e familjeve

Turizëm | 4 muaj më parë

Pas 35 vitesh emigrim në Greqi, Irakli Kaso vendosi të rikthehet në vendlindjen e tij, duke sjellë me vete jo vetëm përvojën e fituar ndër vite, por edhe kursimet e një jete pune. Së bashku me familjen, ai zgjodhi t’i investojë ato në Përmet, aty ku tre vite më parë hapi një bujtinë të ndërtuar mbi traditën, mikpritjen dhe vlerat autentike të zonës.

“Familja ime donte kryesisht të investonim jashtë në Greqi atje ku ishim. Unë nuk doja vetëm këtë munda që theva dhe edhe ata janë shumë të kënaqur. Ushqimet tradicionale të parit, pastërtia, mikpritja, buzëqeshja, këto janë kryesoret që na duhen”, u shpreh Kaso.

Por për Irakliun, suksesi nuk matet vetëm me numrin e turistëve. Vlera më e madhe është fakti që fëmijët e tij janë bërë pjesë e këtij investimi, duke vazhduar së bashku një ëndërr familjare që lindi larg atdheut dhe po zhvillohet në vendlindje.

“Djalin e madh e kam në Gjermani, na ndihmon dhe ekonomikisht. Ka qenë dhe i vogli në Gjermani edhe tani ndodhet këtu. Na ndihmon neve në biznes”, tha ai

Ai shpreson që historia e tij të shërbejë si një shembull se me punë, përkushtim dhe besim, emigracioni mund të kthehet në një mundësi për të investuar dhe ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

Gazetare: L. Koçiu           

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme