Gonxhja: Plazhi publik i menaxhuar nga Bashkia Shkodër, model i ri turizmi

Turizëm | 4 muaj më parë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e konsideron një model të ri turizmi dhe një mundësi të shkëlqyer menaxhimin e plazhit publik nga Bashkia e Shkodër. Në pamjet e shpërndara në rrjetin social Facebook ministri shprehet se kundrejt pagesës prej vetëm 400 lekësh, qytetarëve iu ofrohen kushte dinjitoze me standarde të larta, pastërti, siguri, mirëmbajtje dhe komoditet.

Gonxhja thekson se pushimet e mira janë një mundësi për të gjithë, dhe nuk duhet të jenë privilegj.

“Deti për të gjithë, në kushte dinjitoze dhe me standarde të larta. Plazhi publik i menaxhuar nga Bashkia Shkodër është një mundësi e shkëlqyer për familjet dhe pushuesit, me vetëm 400 lekë, duke ofruar pastërti, siguri, mirëmbajtje dhe komoditet në një nga vijat bregdetare më të bukura të Adriatikut. Sepse pushimet e mira nuk duhet të jenë privilegj, por mundësi për të gjithë”, shkruan Gonxhja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme