“Deti për të gjithë”, në Velipojë bashkia “konkurrencë” privatëve, 400 lekë një çadër e dy shtretër
Për sezonin veror të këtij viti në Velipojë, Bashkia Shkodër ofron një plazh publik të mirëmenaxhuar duke garantuar kushte dinjitoze, pastërti,
siguri dhe komoditet gjatë gjithë sezonit. Kundrejt një tarife prej 400 lekësh për një çadër dhe dy shezlongë, plazhi publik i menaxhuar nga Bashkia
Shkodër është kthyer në një alternativë të rëndësishme për familjet dhe vizitorët që zgjedhin të kalojnë pushimet në një nga vijat bregdetare më të bukura të Adriatikut.
Ardita Pelinku – “Shkodrinon” SH.A, Bashkia Shkodër u shpreh “Jemi shumë të kënaqur që këtë vit po hapim një plazh të menaxhuar nga Shkodrinon në emër të Bashkisë Shkodër. Ky është një model i ri administrimi që synon t’i ofrojë shërbime të gjithëve dhe me çmime shumë të arsyeshme. Ne kemi vendosur një tarifë simbolike prej 400 lekësh, që të jetë e kapshme për të gjithë vizitorët. Në të njëjtën kohë, synojmë që ky shërbim të jetë i aksesueshëm për të gjithë.”
Përmes mirëmbajtjes së vazhdueshme, shërbimeve të dedikuara dhe standardeve të larta të menaxhimit, synohet që pushimet cilësore të jenë të aksesueshme për të gjithë qytetarët.
“Deti për të gjithë” mbetet një nga prioritetet e Bashkisë Shkodër, duke dëshmuar se pushimet e mira nuk duhet të jenë privilegj, por një mundësi për çdo familje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





