Korrja e grurit në Myzeqe, fermerët po pakësojnë sipërfaqet, ndërsa prodhimin e mbajnë në magazinë
Korrja e grurit ka nisur në të gjithë Myzeqenë. Në Krutje të Lushnjës, fermerët thonë se këtë vit kanë mbjellë më pak sipërfaqe me grurë, duke u orientuar drejt kulturave të tjera bujqësore.
Sipas tyre, mungesa e tregut dhe çmimi nën kosto kanë bërë që shumica e prodhimit të përdoret për nevoja familjare dhe ushqim për blegtorinë.
Megjithëse rendimenti konsiderohet i kënaqshëm falë reshjeve në kohën e duhur, kostot e prodhimit vijojnë të rriten.
“Unë kam mbjellë tre dynymë grurë, mollën nja tre elbë, elbin e korra sot. Do kohë gruri, do ta mbaj ca ditë aty në shtëpi edhe pastaj do ta çoj në furrë buke. Ja vlen të mbjellësh sa për vete.”
Edhe çmimi i korrjes është rritur. Fermerët paguajnë këtë vit 1500 lekë për dynym për autokombajnat, nga 1300 lekë që ishte një vit më parë.
Ndërkohë, elbi po fiton terren pasi tregtohet me rreth 3500 lekë kuintali, ndërsa për grurin ende nuk është përcaktuar çmimi i shitjes. Në këto kushte, një pjesë e prodhuesve po e magazinojnë prodhimin në pritje të një vlere më të favorshme në treg.
“Është miell gruri, por ashpërsitë e grurit janë pak të limituara, ndërsa kurset e elbit janë më të dukshme. Në këta elb fermerët përdoren për gjetjen e gjallës, përdor vetjak, por unë që kam mbjellë diçka më shumë e kam shitur.”
Sipas statistikave të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, sipërfaqja e mbjellë me grurë në qarkun e Fierit ka rënë nga 11.058 hektarë në vitin 2024 në 6.982 hektarë në vitin 2025.
Fermerët paralajmërojnë se nëse edhe këtë vit prodhimi mbetet pa treg, edhe më shumë toka do të mbeten djerrë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





