Vaditja, ky proces jetik për bimët, fermerët përdorin impiante duke minimizuar humbjen e ujit.
Teksa temperaturat po shënojnë afërsisht 30 gradë Celsius, vaditja e kulturave bujqësore mbetet procesi më i rëndësishëm gjatë kësaj periudhe. Muharrem Hajdari, fermer nga Shtiqëni, thotë se uji është jetik për tokat bujqësore dhe prodhimin e kulturave.
“Kanali i vaditjes është elementi kryesor në bujqësi. Pa ujë, pa sistem vaditjeje, nuk mund të flasim për prodhim të qëndrueshëm dhe zhvillim të sektorit bujqësor.”
Sipas tij, kanali vaditës ka ujë të mjaftueshëm dhe është plotësisht funksional, duke qenë në shërbim të fermerëve të zonës.
“Deri tani uji ka qenë në rregull, kanalizimi ka qenë në rregull. Deri tani uji ka ardhur, kanali është mbushur në një farë forme me ujë. Megjithëse mundësia për të mbushur kanalin me ujë është, përsëri duhet të jetë në efikasitetin e duhur.”
Hajdari ka të mbjella misër, fasule dhe kultura të tjera bujqësore. Për të shmangur humbjen e ujit dhe për të rritur efikasitetin e vaditjes, ai ka instaluar sistem impianti në parcelat e tij.
“Unë kam mbjellë këtu, në këtë territor, kultura faragjere për blegtorinë, sepse kam disa lopë dhe ky është ushqimi bazë për to. Përveç kësaj, kam mbjellë fasule dhe misër, siç e keni parë edhe më herët. Kam vendosur një sistem vaditjeje me impiant, i cili siguron ujë të mjaftueshëm jo vetëm për këto kultura, por mund të mbështesë edhe vaditjen në katër ose pesë komuna të tjera.”
Në Shtiqën, sistemet e ujitjes me impiant janë të pranishme në pjesën më të madhe të sipërfaqeve bujqësore.
Ato ua lehtësojnë punën fermerëve, duke mos i detyruar të jenë të pranishëm vazhdimisht në ara, ndërsa procesi i vaditjes bëhet më efikas dhe me më pak humbje uji.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





