Rama promovon investimin në Banjat Termale të Bënjës: Pasqyrë e punës së përkushtuar për Shqipërinë turistike

Turizëm | 3 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në mëngjes një tjetër postim në rrjetet sociale, duke e nisur ditën me pamje nga Ujërat Termale të Bënjës në Përmet.

Ai e shoqëroi videon me mesazhin se ujërat termale janë “pasqyrë e realitetit të punës së përkushtuar për Shqipërinë Turistike”, duke u uruar qytetarëve një të diel të qetë. 

Pamjet përfshijnë vizitorë që shfrytëzojnë vaskat e mbushura me ujë, çiklistë, turistë që provojnë ‘rafting’ apo që thjesht shëtisin duke shijuar peizazhet natyrore.

“MIRËMËNGJES,  dhe me Ujërat Termale të Bënjës, pasqyrë e realitetit të punës së përkushtuar për Shqipërinë Turistike, ju uroj të diel të qetë.”

Në videot e mëparshme, Rama ka treguar turistë të shumtë që vizitojnë zonën dhe festojnë në natyrë, duke e paraqitur këtë si dëshmi të zhvillimit të turizmit në Përmet. 

Reagimi i kryeministrit, pason disa të tjera të bëra në ditët e fundit pas lajmeve të botuara në media dhe ankesave të turistëve që në mesin e sezonit turistik i gjetën bosh.

Mbrëmjen e së shtunës, në këtë destinacion turistik pati edhe një festë.

Përmes pamjeve të transmetuara, Kryeministri synoi të provojë se burimet termale vijojnë të jenë funksionale dhe se zona mbetet e vizitueshme, duke i cilësuar pretendimet për “tharje” si një përpjekje për të krijuar artificialisht pakënaqësi publike.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme