Gjirokastër, fluksi i turistëve, të pamjaftueshme kapacitetet akomoduese
Në këtë sezon vere Gjirokastra po përballet më nje rritje të ndjeshme të fluksit të turistëve ndërkohë që kapacitetet hoteliere janë të pamjaftueshme për akomodimin e tyre.
Prej fillimit të vitit Gjirokastra ka mirëpritur rreth 100 mijë turistë por një pjesë e konsiderushme e tyre nuk kanë mundësi të akomodohen në qytetin e gurtë. Turistët kryesisht të huaj përgjatë orëve të ditës vizitojnë qytetin e gurtë ndërsa në mbrëmje për shkak të mungesës së bujtinave dhe hoteleve udhëtojnë për tu akomomoduar në qytetin e Sarandës.
“Gjirokastra është zhvilluar turizëm në pjesën e trashëgimisë kulturore. Turizëm i cili zakonisht ka periudhën e tij nga muaji prill deri në fund të muajit qershor dhe pastaj diku muaji shtator dhe tetor. Kështu që deri tani domethënë jemi pak a shumë në pjesën e fundit të sezonit të parë të turizmit kulturor”, shprehet Maksim Hoxha, kryetar i Dhomës së Tregtisë, Gjirokastër
Një pjesë e madhe e grupeve duke mos patur mundësi akomodimi në Gjirokastër largohen drejt Sarandës, në qytetin tonë çdo ditë pas orës 11.00 ka një numër shumë të lartë vizitorësh janë pothuajse të mbushura kalldrëmet dhe pikat turistike të Gjirokastrës, dhe pastaj në mbrëmje ka një zbehje të kësaj sepse janë vetëm ata që akomodohen nëpër hotele.
“Qyteti ka prurje, ka lëvizje shumë të mëdha ditën deri në orët e mbasdites dhe pastaj ngelet ai fluksi që ngelet në qytet. Domethënë kjo ka të bëjë me pjesën me historinë akomoduese që ka Gjirokastra”, thekson Haxhia.
Tashmë turizmi është një prej sektorëve prioritarë të zhvillimit të ekonomisë lokale në Gjirokastër ndërsa qyteti i gurtë është një markë e njohur edhe për turizmin ndërkombëtar.
Gazetare: Enkeleda Domeri
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





