Bujqësia dhe blegtoria në Dërsnik të Korçës, puna në tokë dhe rritja e bagëtive sigurojnë jetesën e dhjetëra familjeve
Bujqësia dhe blegtoria mbeten burimi kryesor i të ardhurave për banorët e fshatit Dërsnik. Puna në tokë dhe rritja e bagëtive sigurojnë jetesën e dhjetëra familjeve, të cilat vazhdojnë të ruajnë traditën e tyre ndër vite.
“Këtu kemi qershinë që e kemi të sezonit edhe ka në mënyrë të konsiderueshme. Ato më cilësoret ikën i morën për tregun. Kurse ato që nuk ishin aq cilësore i morën për lëng. Do të thotë që sivjet nuk mbeti as edhe një qershi pa shitur. Prodhimi ishte i kënaqshëm, i bollshëm, pak vështirësi në mungesë të punëtorëve. Jemi në prag të fillimit të vjeljes. Ka edhe blegtori një çik më shumë Dërsnik”, tha Mehmet Zaçe, Kryetar i fshatit Dërsnik.
Edhe blegtoria mbetet një aktivitet i rëndësishëm për familjet e fshatit, duke siguruar të ardhura nga prodhimi i qumështit, mishit dhe nënprodukteve të tjera. Banorët kërkojnë më shumë mbështetje për sektorin, si në drejtim të subvencioneve, ashtu edhe të krijimit të tregjeve të sigurta për shitjen e prodhimeve.
“Ne kemi zgjedhur dhentë me ato jemi marrë tërë jetën. 60 krerë se je pensionistë tani s’mbajmë dot më tepër”, tha një banor.
Kryetari i fshatit Dërsnik thotë se zhvillimi i mëtejshëm i këtyre sektorëve është thelbësor për të mbajtur gjallë ekonominë e fshatit dhe për të frenuar largimin e të rinjve.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





