Freski në ujërat e Vjosës, të huajt vlerësojnë natyrën, qetësinë dhe mikpritjen e përmetarëve

Turizëm | 3 muaj më parë

Jo vetëm temperaturat e larta, por edhe promovimi në rrjetet sociale ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e interesit për këtë destinacion. Fotot dhe videot e publikuara nga vizitorë të ndryshëm kanë bërë që gjithnjë e më shumë turistë të zgjedhin Përmetin për pushimet e tyre.

“Jam nga New Jersey, America.Mendoja se ku të kaloja disa ditë pushime dhe më sugjeruan Shqipërinë, veçanërisht Përmetin. Mendoj se bëra zgjedhjen e duhur, sepse po kaloj shumë bukur. Këtu gjen mikpritje, qetësi dhe një natyrë të mrekullueshme”, tha një prej turistëve.

Me kombinimin e natyrës, klimës, kulinarisë dhe mikpritjes, Përmeti po forcon çdo vit pozitat si një nga destinacionet më të preferuara turistike të jugut të vendit, ndërsa lumi Vjosa mbetet një nga atraksionet kryesore që tërheq vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme