Muzetë e Gjirokastrës tërheqin turistë, rritet interesi për historinë dhe trashëgiminë kulturore

Aktualitet | 2 muaj më parë

Fluksi i lartë i turistëve që kanë zgjedhur Gjirokastrën gjatë sezonit veror është reflektuar edhe në muzeumet e Kalasë së Gurtë. Vizitorë vendas e të huaj ndalojnë për të njohur nga afër historinë, kulturën dhe trashëgiminë e një prej monumenteve më të rëndësishme të vendit, ndërsa interesi për ekspozitat muzeale mbetet i lartë gjatë gjithë ditës.

Krahas turistëve të huaj, këtë verë vihet re edhe një numër në rritje vizitorësh nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora shqiptare, të cilët shfaqin interes të veçantë për historinë dhe identitetin kulturor të qytetit.

Kalaja e Gjirokastrës vijon të mbetet destinacioni më i vizituar në jug të vendit, ndërsa muzeumet e saj po kthehen gjithnjë e më shumë në një pikë të rëndësishme për promovimin e historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, duke e bërë qytetin një ndalesë të këndshme  për çdo vizitor.

Gazetare: E. Domeri      

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme