Frutikultura në fazën e vjeljes, agronomët: Prodhim i mbarë këtë sezon
Pas muajsh pune që kanë nisur në fillim të vitit, fermerët e frutikulturës hyjnë tashmë në një nga fazat më të rëndësishme të ciklit bujqësor, atë të vjeljes.
Në parcelat bujqësore po mblidhen varietete të ndryshme frutash, ndërsa në këtë periudhë vijon edhe pjekja graduale e rrushit.
Agronomi pranë Shërbimit të Ekstensionit Bujqësor, Sherif Visha, bën të ditur se ky sezon paraqitet më i favorshëm krahasuar me një vit më parë.
Sipas tij, kushtet e motit kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e pemëve frutore dhe në rendimentin e prodhimit.
“Kumlla ka vazhduar të piqet kumbulla verore. Kumbullat janë me cikël, domethënë që janë shumë të rëndësishme, dhe jemi në momentin që ka ardhur koha për ta vjelë frutin. Kumbulla ka pasur një prodhim shumë, shumë cilësor, të mirë dhe të bollshëm.”
Kumbullat, mollët dhe frutat e tjera sezonalë janë tashmë në treg, ndërsa fermerët po vijojnë punën për të përfunduar vjeljen në kohën e duhur dhe për të ruajtur cilësinë e prodhimit.
“Viti tjetër duhet të rritet një çik masat agroteknike. Shërbimet, normalisht pas vjeljes së frutit, duhet t’i afrohet plehu organik. Pastaj me punimet dimërore vazhdojmë, vjeshtore–dimërore.”
Specialistët këshillojnë fermerët që, pas përfundimit të vjeljes, të vijojnë me punimet e nevojshme në pemëtore, veçanërisht me plehërimin dhe trajtimet e përshtatshme, me qëllim përgatitjen e bimëve për ciklin e ardhshëm prodhues.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





