Sezoni i ri politik, Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë
Në nisje të sesionit të ri politik, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në rezidencën qeveritare në Pogradec 12 drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, bashkë me kryetarët socialistë të Komisioneve Parlamentare.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura, fokusi mësohet të jetë dokumenti “Besa”, i prezantuar më parë nga Kryeministri Rama si një marrëveshje e re me qytetarët.
Për këtë, kreu i qeverisë mësohet të ketë folur për rolin që duhet të marrë secili ministër, drejtues, deputet dhe drejtor në rang rajonal.
Mendime se si të përmirësohet kjo marrëdhënie mësohet të jenë marrë nga të pranishmit në këtë takim.
Sipas agjendës jozyrtare, takimi do të vijojë edhe ditën e nesërme me ministrat e kabinetit. Socialistët kanë nisur kështu sezonin e ri politik.
Në ditët e para të shtatorit pritet që Partia Socialiste të mbledhë edhe Asamblenë.
Gazetare: Anisa Kadesha
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




