Eurodeputetja gjermane: Në PE duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet mjedisore dhe demokratike

“Në Parlamentin Europian duam patjetër që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së sa më shpejt, por duke garantuar në proces standardet mjedisore dhe demokratike.” Kështu u shpreh eurodeputetja gjermane Terry Reintke, e cila nënvizoi se procesi i integrimit europian të Shqipërisë duhet të shoqërohet me respektimin e standardeve mjedisore, demokratike dhe të shtetit të së drejtës.
Reintke u ndal veçanërisht te zhvillimet në zonat e mbrojtura, duke kërkuar një moratorium për planet e zhvillimit në këto zona.
Ajo kërkoi gjithashtu që kuadri ligjor për zonat e mbrojtura të përshtatet me legjislacionin e Bashkimit Europian.
“Kërkesat tona janë të qarta, kërkojmë një moratorium për të gjitha planet e zhvillimit në zonat e mbrojtura. Ka patur pikëpyetje të cilat janë ngritur dhe e pashë këtë shumë qartë në mënyrën sesi ndërtimi po fillonte. Nuk është sipas legjislacionit shqiptar dhe as sipas legjislacionit mjedisor në nivel evropian dhe kjo ndikon në procesi e anëtarësimit. Kërkesa është e qartë që të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura dhe të harmonizohet me legjislacionin mjedisor të BE. Kjo është një kërkesë afatgjatë që vjen si nga Komisioni edhe Parlamenti europian dhe do të të aspekti kyç kur bëhet fjalë për negocimin në kapitullin 27. Kjo është çështje më e gjerë sesa mbrojtja mjedisore, është bërë çështje e garantimit të standardeve demokratike dhe pjesëmarrjes publike në projektet e mëdha infrastrukturore dhe do të donim të shinim një përgjigje shumë më të qarët që vjen nga Komisioni Europian dhe komisionerja Kos sepse është çështje që lidhet me standardin demokratik dhe pjesëmarrjes publike dhe shtetit të së drejtës.
Në debat është përmendur disa herë që nuk po flasim që të mos ketë ndërtime të infrastrukturës turistike në Shqipëri. Ne po shohim që është sektor në rritje i ekonomisë së Shqipërisë dhe duke qenë që Shqipëria është vend fantastik, duhet të zhvillohet, por sipas standardeve garantuese mjedisore dhe ligjeve dhe procedurave demokratike të standardeve kundër korrupsionit. Dua ta bëj të qartë që Grupi i të Gjelbërve në Parlamentin Europian dhe një shumicë e madh e Parlamentit Europian duam patjetër që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, por duke garantuar në proces standardet mjedisore dhe demokratike. Qytetarët shqiptarë meritojnë që në procesin e anëtarësimit në BE të drejta e tyre të mbrohen dhe negociata janë në vijim dhe do kërkojmë përparimin e Shqipërisë drejt BE, ndërkohë që kërkojmë përmbushjen e të gjitha dispozitave përkatëse”, u shpreh eurodeputetja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



