Sezon i mbarë për vreshtarinë, në Kukës pikat e grumbulllimit gati për përpunimin e rrushit

Bujqësi | 2 orë më parë

Janë orët e vona të mbrëmjes, por për fermerët dhe grumbulluesit e produkteve të frutikulturës puna nuk ka përfunduar ende. Pas përfundimit të sezonit për kumbullat, thanat, manaferrat e frutat e tjera, tani ka ardhur koha e rrushit për grumbullim dhe përpunim.

“Pasi ka përfunduar sezoni e grumbullimit të frutave të tjera si kumbulla, mana thana e të tjera, tani jemi në kulmin e sezonit të grumbullimit të rrushit”, deklaroi sipërmarrëi Fatos Dogjani.

Fadil Cena ka një sipërfaqe të konsiderueshme me vreshta. Këtë vit ka marrë një prodhim të kënaqshëm, megjithëse periudha e thatësirës dhe mungesa e reshjeve kanë ndikuar në bujqësi.

“Tani jena në sezonin e vjeljes. Prodhimi ka qenë i këndshëm këtë vit. Po të kishte reshje shiu do të ishte edhe më i këndshëm edhe më më me cilësi”, deklaroi Cena.

Sipërmarrësi Fatos Dogjani thotë se në kantinë këtë vit ka më shumë prurje, madje edhe përtej kapaciteteve të përpunimit, për t’u ardhur në ndihmë fermerëve.

“Ne jemi munduar të ndihmojmë fermerët. Kemi marrë prodhime mbi nevojat që kemi ne, por që kemi marrë edhe për ndihmë të fermerëve që mos të ngelen prodhimet e tyre pa shitur”, tha ai.

Varietetet e rrushit janë të ndryshme dhe të ndara për verë e raki. Fatosi thotë se tregu për të gjitha produktet dhe nënproduktet është i garantuar. Qytetarët janë të prirur drejt këtyre prodhimeve vendore. Por, që të ketë një prodhim të tillë vendor, fermerët kërkojnë më shumë vëmendje dhe mbështetje nga shteti. Pavarësisht kësaj, vitet e fundit vihet re një tendencë e fermerëve për të rritur sipërfaqet e mbjella me kultura frutore, duke i kushtuar vëmendje edhe përmirësimit të varieteteve, në përputhje me tokën dhe klimën që ofron zona.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme