Kupa e Shqipërisë: Rezultate surprizë, eliminohen Lushnja dhe Burreli

Janë luajtur ditën e sotme 13 takime të turit të 1/32-ve të finales së Kupës së Shqipërisë. Ka pasur disa rezultate surprizë, pasi janë eliminuar disa skuadra të njohura që në këtë fazë të turneut.
Zhgënjen Lushnja, që mundet 4-0 nga Shiroka dhe i thotë lamtumirë Kupës së Shqipërisë. Eliminohet edhe Burreli, që mundet në shtëpi 3-2 nga Eagle FA. Butrinti surprizon Orikun, duke fituar 2-1 në transfertë dhe duke siguruar një vend në fazën tjetër të turneut.
Nuk ka surpriza në ndeshjet e tjera. Laçi mposht 8-2 Këlcyrën, Pogradeci fiton 7-0 përballë Delvinës, ndërsa Bylisi mposht 4-1 Albetrolin.
Luftëtari fiton 5-0 ndaj Tomorit, Apolonia mposht 3-1 Maliqin, Besa fiton 4-1 ndaj Devollit, ndërsa Iliria mposht 4-3 Veleçikun.
Kukësi fiton 3-2 ndaj Erzenit, Korabi mposht 2-1 Tërbunin, ndërsa Kastrioti fiton 3-1 përballë Luzit.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




