Shëndetësia, 117.8 miliardë lekë për 2027, mbështetje e re financiare për familjet

Sociale | 21 minuta më parë

Nga 1 korriku, çdo familje do të përfitojë një bonus mujor për çdo fëmijë të lindur, me synim mbështetjen e familjeve dhe nxitjen e lindshmërisë. Këtë risi e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin e Ekonomisë.

“Ne propozojmë një hap të ri dhe të rëndësishëm. mbështetje mujore për familjet me të ardhura të ulëta nga zero deri në pesë vjeç duke filluar nga korriku i vitit 27.

Ministrja u ndal edhe te lista e barnave të rimbursueshme, për të cilën parashikohet një fond prej 14.5 miliardë lekësh, me rritje 7.4% krahasuar me vitin 2026.

“Kjo e orientuar drejt zgjerimit të aksesit në barna në vëmendje të veçantë të barnave onkologjikë dhe trajtimeve të reja. Viti 26 ka patur zgjerim në listën e barnave të rimbursueshme me 26 terapi

të reja shumë të kushtueshme. Skema e rimbursimit mbulon rreth 400.000 pacientë, ndërsa lista e barnave është afërsisht me 1356 barna.”

Kontrolli mjekësor bazë për qytetarët mbi 35 vjeç do të vijojë të ofrohet, tashmë nga strukturat publike, pas përfundimit të kontratës së partneritetit publik-privat.

“Është hequr tavani dhe e ofrojmë shërbimin shëndetësor bazë pa limit moshe dhe kemi rreth 100.000 kontrolle bazë më shumë të parashikuara.”

Për vitin 2027, buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale parashikohet të arrijë në 117.8 miliardë lekë, me një rritje prej 4.7 miliardë lekësh krahasuar me vitin aktual.

Ky fond përfaqëson 12.1% të buxhetit të shtetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme