Zyrtari i lartë iranian i sigurisë: Nuk ka bisedime në zhvillim e sipër me SHBA-në

Botë | 22 minuta më parë

Kreu i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, deklaroi se aktualisht nuk po zhvillohet asnjë negociatë mes Teheranit dhe Uashingtonit, gjatë një interviste për rrjetin televiziv pro-iranian Al-Mayadeen.

Irani ka këmbëngulur se Shtetet e Bashkuara duhet të përmbushin shtatë kushte të caktuara në një marrëveshje të përkohshme të qershorit, përpara se të bëhet e mundur rihapja e Ngushticës së Hormuzit dhe rinisi i negociatave.

Rezaei tha se Irani i ka kërkuar SHBA-së një përgjigje “të qartë dhe eksplicite” lidhur me kushtet e tij, por deri më tani nuk ka marrë asnjë të tillë, duke shtuar se Uashingtoni mund të përgjigjet në të ardhmen.

Pas takimit të së hënës me Katarin në rolin e ndërmjetësit, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbehi gjasat për një rinisje të shpejtë të luftës në shkallë të gjerë, mirëpo mbeti përsëri i pavullnetshëm për të pranuar planin ekzistues iranian për armëpushim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme