Spalletti kërkon me çdo kusht një sulmues me muskuj, rishfaqet Araujo për krahun e majtë

Itali | 13 minuta më parë

Në fillim një shigjetë për Conte-n “në kërkim të një klubi të ri”, pastaj mesazhi për klubin në lidhje me merkaton. Luciano Spalletti duhet të mbrojë stolin e tij me çdo kusht dhe fitorja kundër Venezia-s ka ndalur kritikat për momentin e ka qetësuar tifozët.

Pas ndeshjes së fundit, trajneri i Juventusit preku edhe temën e merkatos së janarit: “Na duhet një sulmues fizik, që në futbollin modern është i domosdoshëm. Do të aktivizoj Kolo Muani në atë pozicion, sepse mund të luajë aty”. Fjalë që lënë shenjë dhe me siguri nuk i kanë pëlqyer Woltemade, i harruar pavarësisht paraqitjes pozitive të radhës.

Në kokën e trajnerit Spalletti, që një vit më parë kishte kërkuar një qendërsulmues “të vërtetë” janë vetëm Kolo Muani dhe një bomber që klubi duhet ta gjejë. Identikiti është i qartë dhe mes emrave që kanë qarkulluar këto javë, më adaptë duken Sorloth dhe Scamacca.

Më pak të përshtatshëm janë Balogun dhe Varela, respektivisht një okazion në merkato dhe një investim me kosto për të ardhmen. Trajneri bardhezi pret që klubi të lëvizë me shpejtësi për një sulmues të afirmuar. Në të kundërt do të ketë shumë presion dhe pak hapësirë për të eksperimentuar.

Në Portugali ndërkohë po flitet sërish për një kalim të mundshëm të Maxi Araujo, anësori i majtë i Sporting Lisbonës, në radhët e Juventusit. Sipas “Record”, klubi bardhezi do të tentojë goditjen në janar për 26-vjeçarin uruguaian, që pëlqehet edhe nga Atletico Madrid.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme