Sivasspor ende pa qëndrim zyrtar për Manajn

Rajoni | 24 minuta më parë

Rey Manaj ka braktisur ditën e djeshme Turqinë nga “Kayseri Airport”, por çështja e tij me klubin e Sivasspor-in mund të kërkojë kohë për t’u zgjidhur.

Lojtari bëri dje me dije se nuk ishte më një lojtar i klubit në fjalë pasi ky i fundit nuk kishte qenë korrekt me afatet e pagave të prapambetura. Lojtari lajmëroi ndërprerjen e njëanëshme të akordi me skuadrën pasi kjo e fundit nuk kishte përmbushur detyrimet financiare.

Në këtë pikë sipas medieve turke duhet parë me kujdes pozicioni i klubit pasi fakti që nuk ka publikuar një qëndrim zyrtar mbi këtë çështje ka lënë hapur derën për një rikthim të mundshëm të lojtarit, i cili në 13 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë dy asist gjatë sezonit aktual. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme