Kur fusha dhe tribunat bëhen një, lind diçka e madhe! Egnatia fton tifozët në “Air Albania”

Egnatia e dëshiron me çdo kusht fitoren në ndeshjen e fazës së ligës në Conference League kundër Lincoln Red Imps. Kjo ndeshje luhet të enjten (ora 18:45) në stadiumin “Air Albania” dhe do të vijë drejtpërdrejt në ekranin e RTSH.
Klubi rrogozhinas, nëpërmjet një videoje të postuar në faqen zyrtare në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë për këtë sfidë, që së bashku të marrin fitoren e parë në fazën e ligës.
Postimi i klubit rrogozhinas shoqërohet me këto fjalë: “Ka emocione që nuk përshkruhen me fjalë… vetëm ndihen. Në sytë e lojtarëve, në zërin e tifozëve, në çdo rrahje zemre që bashkohet për një qëllim. Kur fusha dhe tribunat bëhen një, lind diçka më e madhe se futbolli. Kjo është Egnatia. Kjo është zemra jonë”.
Në stadiumin “Air Albania” pritet që nesër të mos jenë vetëm tifozë të Egnatias, por edhe shumë futbolldashës, të cilët duan të shijojnë një ndeshje europiane. Çmimi i biletave është modest.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



