NBA/ Dallas fiton në Denver, Celtics dhe Pistons nuk ndalen

Basketboll | 13 minuta më parë

Ndeshjet e natës mes të martës dhe të mërkurës ishin të vlefshme edhe për NBA Cup ku Dallas bëri një goditje të madhe falë Cooper Flagg në Denver duke hipotekuar çerekfinalet e kompeticionit.

Fitore në transfertë kanë marrë edhe Detroit dhe Boston. Për Pistons fakti që vendosën që të linin pushim Cade Cunningham nuk ndikoi shumë pasi arritën të mposhtnin Magic.

Nga ana tjetër Celtics falë Jayson Tatum (41 pikw) kaluan Washington-in edhe pse për të zotët e shtëpisë Anthony Davis (33 pikë dhe 13 topa në tabelë) ishte në një mbrëmje të madhe. A.V.

Rezultatet

ORLANDO MAGIC-DETROIT PISTONS 86-104

WASHINGTON WIZARDS-BOSTON CELTICS 116-131

DENVER NUGGETS-DALLAS MAVERICKS 101-120


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme