Dita Përkujtimore e Holokaustit, Rama: Shqipëria gjithnjë e hapur për popullin hebre

Botë | 2 vite më parë

Në Ditën Përkujtimore të Holokaustit, kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe rolin e Shqipërisë në ndihmën ndaj popullit hebre. Në një postim në X, Rama shkruan se Shqipëria u bë “një shenjtore”, duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend evropian me më shumë hebrenj se më parë.

Rama përsërit qëndrimin e vendit si kundër antisemitizmit, ashtu edhe islamofobisë, teksa shton se si hebrenjtë, ashtu edhe palestinezët duhet të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete sovrane.

Kryeministri Rama i bën ftesë popullit hebre që të vizitojnë dhe të investojnë në Shqipëri, për të ndërtuar, siç thotë ai, një të ardhme të përbashkët.

“Sot, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne nderojmë miliona jetë që humbën dhe rezistencën e atyre që mbijetuan. Kujtojmë gjithashtu me krenari se falë trimërisë së gjyshërve dhe nënave tona (kryesisht myslimane), Shqipëria, një komb i vogël me zemër të madhe, u bë një shenjtërore—duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend evropian me më shumë hebrenj se më parë. Ne qëndruam atëherë, dhe qëndrojmë tani, si kundër antisemitizmit, ashtu edhe islamofobisë. Ne duam që si hebrenjtë, ashtu edhe palestinezët të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete sovrane; Pa tunele terrori dhe pa askënd që vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Popullit hebre i themi sot: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ejani, vizitoni, investoni dhe le të ndërtojmë një të ardhme më të përbashkët të rrënjosur në shpresë dhe unitet”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme