Vëllai i Musk, Kimbal, viziton zyrën e Melonit në Romë

Vëllai më i vogël i Elon Musk, Kimbal të premten bëri një vizitë në zyrën e kryeministres italiane në Palazzo Chigi në Romë.
I veshur me një kapelë kauboj, siç e ka zakon, Kimbal Musk shoqërohej nga një grup ku ishin të pranishëm, Andrea Stroppa, përfaqësues i Elon Musk në Itali dhe Veronica Berti, gruaja e tenorit Andrea Bocelli.
“E shoqëruam në një turne në disa ministri”, tha Berti duke shtuar: “Ne kemi një projekt”.
Kryeministrja Giorgia Meloni është mike me Elon Musk, njeriun më të pasur në botë, i cili po shërben si Administrator i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë në administratën e dytë të presidentit amerikan Donald Trump.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




