Konfirmohet drejtori i CIA-s, John Ratcliffe u votua nga Senati me votat e dy partive

Me një mbështetje të madhe dypartiake, Senati Amerikan konfirmoi të enjten John Ratcliffe si drejtor të CIA-s, duke plotësuar një post kyç në ekipin e sigurisë kombëtare të Presidentit Donald Trump.
74 senatorë votuan pro dhe 25 kunder emerërimit të Ratcliffe si drejtor i agjencise qendrrore te zbulimit. Raktcliffe shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare edhe nga 2020-2021 gjatë mandatit të parë të Trump në detyrë. Ratcliffe bëri betimin rreth dy orë më vonë përpara zv.presidentit JD Vance. Ky i fundit e cilësoi atë si një patriot të madh, ndërsa theksoi se ka besimin e Presidentit.
Ratcliffe tha gjatë seancës së tij të konfirmimit javën e kaluar se nën udhëheqjen e tij “CIA do të prodhojnë analiza të thella dhe objektive duke mos lejuar kurrë që paragjykimet politike ose personale të turbullojnë gjykimin tonë ose të infektojnë produktet tona”.
Ai foli gjithashtu për Pekinin, duke thënë se CIA duhet të vazhdojë dhe të rrisë me intensitet fokusin mbi kërcënimet që vijnë nga Kina dhe Partia Komuniste Kineze në pushtet. Ratcliffe, një ish-prokuror federal, ishte një përfaqësues i SHBA-së për Teksasin nga 2015-2020, një periudhë në të cilën ai ndihmoi në mbrojtjen e Trumpit gjatë procedurave të para të shkarkimit të tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




