Shtëpia e Bardhë poston një foto me emigrantë që po deportohen lidhur me zinxhirë

“Siç u premtua, Presidenti Trump po i dërgon një mesazh të fortë botës: Ata që hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara do të përballen me pasoja të rënda.”. Ky është mesazhi i publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Nga ana e saj, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha se Shtetet e Bashkuara arrestuan 538 emigrantë të paligjshëm dhe dëbuan qindra prej tyre gjatë një operacioni masiv të kryer disa ditë pas fillimit të presidencës së Donald Trump.
“Administrata Trump ka arrestuar 538 emigrantë kriminelë të paligjshëm”, tha ajo në një mesazh të postuar në X, duke shtuar se “qindra u deportuan me avionë ushtarakë.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




