Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Putin: Shpresoj të çojë në stabilizimin afatgjatë të rajonit!

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se shpreson se armëpushimi në Gaza do të çojë në stabilizimin afatgjatë të rajonit.
Duke folur në një konferencë shtypi, Putin tha se ishte e rëndësishme të mos pakësohen përpjekjet drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse që çon në krijimin e një shteti të pavarur palestinez.
Ai e bëri komentin pas nënshkrimit të një pakti bashkëpunimi me Iranin.
Zyrtarët rusë dhe iranianë thonë se “traktati gjithëpërfshirës i partneritetit strategjik” mbulon të gjitha fushat, nga tregtia dhe bashkëpunimi ushtarak tek shkenca, arsimi dhe kultura.
Irani është mbështetësi i Hamasit në Gaza dhe i disa grupeve të tjera militante në Lindjen e Mesme.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




