Izraeli akuzon Hezbollahun në OKB: Po përpiqet të rehabilitohet me ndihmën e Iranit

Botë | 2 vite më parë

Ambasadori i Izraelit në OKB ka deklaruar se grupi terrorist Hezbollahu i Libanit po përpiqet “të rifitojë forcën dhe të riarmatoset me ndihmën e Iranit.

Izraeli dhe Hezbollahu ranë dakord për një armëpushim 60-ditor të ndërmjetësuar nga SHBA – duke filluar nga 27 nëntori – pas më shumë se një viti konflikti. Kushtet kërkojnë që ushtria libaneze të vendoset në Libanin jugor ndërsa trupat izraelite dhe Hezbollahu të tërheqin forcat.

Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.

“Ndërsa aftësitë ushtarake të Hezbollahut u reduktuan ndjeshëm gjatë luftës, ata tani po përpiqen të rifitojnë forcën dhe të riarmatosen me ndihmën e Iranit,” i shkruan ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, Këshillit të Sigurimit prej 15 anëtarësh.

Hezbollahu dhe misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment mbi komentet e Danon. Një burim i lartë libanez i afërt me Hezbollahun i mohon akuzat.

Danon thotë se ishte “imperative” që qeveria libaneze dhe komuniteti ndërkombëtar të përqendrohen në “frenimin e kontrabandës së armëve, municioneve dhe mbështetjes financiare përmes kufirit Siri-Liban dhe nëpërmjet rrugëve ajrore dhe detare”.

Që kur u arrit marrëveshja e armëpushimit, “ka pasur disa përpjekje për të transferuar armë dhe para te Hezbollahu”, shkruan Danon në letrën e parë nga Reuters. Ai thotë se ngritja e vazhdueshme ushtarake e Hezbollahut ishte nganjëherë afër bazave dhe patrullave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme